Maqedoni
Mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar
22.05.2026 08:48
Moti sot do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar....

Moti sot do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura shiu, shkarkime elektrike, erë të fortë mbi 60 km/h dhe kushte për paraqitje të breshrit.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 8 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 29 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa në disa pjesë të luginës mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior.
