Maqedoni

Aksident i rëndë komunikacioni në unazën e Shkupit, katër të vdekur

22.05.2026 09:02

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në unazën e Shkupit, në afërsi të lagjes Radishan....

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në unazën e Shkupit, në afërsi të lagjes Radishan. Katër persona humbën jetën në përplasjen e drejtpërdrejtë të një automjeti “BMW” me targa të Kosovës dhe një kamioni. Nga forca e përplasjes automjeti është përfshirë nga zjarri, pas çka ka intervenuar edhe ekipi i shërbimit zjarrfikës.
 
Organet hetuese kanë kryer këqyrje në vendin e aksidentit, ndërsa më shumë detaje nga MPB priten gjatë ditës së sotme.