Maqedoni

Filloi shënimi dyditor i 24 Majit – Ditës së Iluministëve Pansllavë Shën Kirili dhe Metodi

22.05.2026 09:25

Gashi nga sot deri më 24 maj e kryeson delegacionin shtetëror-kishtar në Romë....

Fillon shënimi i festës së Iluministëve Pansllavë Shën Kirili dhe Metodi. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nga sot deri më 24 maj e kryeson delegacionin shtetëror-kishtar në Romë. Delegacioni shtetëror-kishtar sot është në audiencë te Papa Leo XIV në Vatikan, pas së cilës Gashi do të takohet me kardinalin Pietro Parolin. Nesër do të mbahet lutje në bazilikën “San Clemente”, ndërsa është paraparë edhe vizitë në bazilikën “Santa Maria Maggiore”.
 
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ndërkaq, është në shënimin e 77-vjetorit të themelimit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në pllajën e kampusit universitar do të vendosen lule te përmendorja e iluministëve pansllavë, vëllezërve Kirili dhe Metodi.