Maqedoni
Komunikacioni në rrugë zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata
22.05.2026 09:44
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar....

Më 21.05.2026 vendoset regjim normal i komunikacionit për shkak të përfundimit të sanimit të pjesës së sipërme të Urës së Lenishtës në km 47+900 në rrugën shtetërore A1, Pletvar-Prilep.
Nga 21.05.2026, në orën 8:00, do të fillojë realizimi i aktiviteteve ndërtimore – sanimi i urave në rrugën shtetërore A2, aksi Gostivar-Strazhë, konkretisht në urën nr. 4, Viadukti në lumin Atanasova, dhe urën nr. 7, Viadukti në Doll, dhe i njëjti do të zgjasë deri në përfundimin e sanimit.
Për këtë qëllim do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit, i cili do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër pellgje, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
