Botë
Vendosja e trupave të ShBA-së në Poloni, Rute: Një Evropë dhe një NATO më e fortë
22.05.2026 12:12
Rute tha se e mirëpret njoftimin e presidentit të ShBA-së për të dërguar 5.000 trupa në Poloni

Shefi i NATO-s, Mark Rute, tha se e mirëpret njoftimin e presidentit të ShBA-së, Donald Tramp, për të dërguar 5.000 trupa në Poloni, duke shtuar se tendenca e përgjithshme mbetet drejt një Evrope më të fortë që është më pak e varur nga Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e saj.
“Le të jemi të qartë, rruga në të cilën jemi, një Evropë më e fortë dhe një NATO më e fortë, në mënyrë që me kalimin e kohës, hap pas hapi, të bëhemi më pak të varur nga një aleat i vetëm, do të vazhdojë.”, u tha Rute gazetarëve.
ShBA-ja do të luajë një rol kyç në Evropë në aspektin e parandalimit bërthamor, por edhe të mbrojtjes konvencionale, përmes një procesi gradual në të cilin Evropa do të forcojë rolin e saj, theksoi ai. Duke iu referuar lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, ai theksoi se kjo ka të bëjë me të gjithë aleatët, por ndoshta jo me vetë NATO-n si Aleancë.
