Maqedoni
KShPK: Nën dyshim bordet e TEC Negotinë, morën pagesa të dyfishta
22.05.2026 14:55
KShPK ka konstatuar se nga TEC Negotinë është kërkuar që t’u paguhet kompensim në një shumë bruto të njëhershme....

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konstatuar se nga TEC Negotinë, përmes ESM Shkup, është kërkuar që t’u paguhet kompensim në një shumë bruto të njëhershme. Ish-anëtarë të bordit drejtues dhe mbikëqyrës, në përputhje me aneks-kontratat dhe kontratat për marrëdhënie të rregullt pune, për dy muaj kanë marrë kundërligjshëm kompensime të dyfishta në vlerë prej afërsisht 1 milion e 300 mijë denarësh.
Antikorrupsionistët, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do ta dorëzojnë të gjithë dokumentacionin në Prokurori me iniciativë për nisjen e procedurës.
“Në kundërshtim me ligjin, ish-anëtarët e bordit drejtues të ShA TEC Negotinë njëkohësisht kanë marrë kompensim në bazë të aneks-kontratave dhe të ardhura në formën e pagës mujore nga marrëdhënia e rregullt e punës në shoqërinë aksionare. Kjo është shfrytëzuar për dy muaj, gjë që tregon ekzistencën e bazës për dyshim për keqpërdorim të pozitës zyrtare.”, - deklaroi anëtari i KShPK-së, Servet Demiri.
Për shkak të dobësive sistemore në monitorimin e mosparaqitjes së gjendjes pasurore para zgjedhjes dhe pas shkarkimit të funksionarëve, Komisioni ka filluar t’i ndjekë përmes Gazetës Zyrtare.
“Nga zgjedhja, përkatësisht përfundimi i funksionit, konkretisht për muajin shkurt, nga botimet e Gazetës Zyrtare konstatuam se 43 persona, gjithsej, të cilët janë emëruar ose shkarkuar gjatë muajit shkurt, nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor dhe për të gjithë këta persona morëm vendim të hapim lëndë/procedura.”, - theksoi kryetari i KShPK-së, Adem Çuçul.
Në agjendën e Komisionit Antikorrupsion ishte edhe regjistrimi i një lobisti në regjistrin zyrtar.
ARMEND MURSELI
