Maqedoni
Tribunë për luftën kundër korrupsionit, duhen reforma konkrete në sistem
22.05.2026 15:31
“Shtet për të gjithë apo plaçkë për pakicën, a mundet Maqedonia ta mposhtë korrupsionin?”...

“Shtet për të gjithë apo plaçkë për pakicën, a mundet Maqedonia ta mposhtë korrupsionin?”. Kjo ishte tema që u diskutua në tribunën publike të organizuar nga Instituti për studime ndërkombëtare “Radika”. Ata thanë se korrupsioni është problem akut i të gjithë shoqërisë, por edhe në vendin tonë paralajmëruan se do të dalin me propozime konkrete deri tek institucionet, gjegjësisht për reformat në sistemin politik që do ta kufizonin hapësirën për korrupsion.
“Të japim disa zgjidhje dhe të ndajmë me opinionin idetë se si të zgjidhet ky problem që ndikon në shoqëri dhe në jetën ekonomike, e kufizon rritjen ekonomike dhe krijon probleme tek shteti dhe e gjithë shoqëria.”, - deklaroi Kiril Minovski nga Instituti “Radika”.
“Do të propozojmë reforma konkrete në sistemin politik dhe në pjesën e veprimtarisë së institucioneve shtetërore, me qëllim që të ulim korrupsionin dhe me qëllimin që të dëgjohet zëri i qytetarëve.”, - theksoi Ivica Bocevski nga Instituti “Radika”.
Pjesëmarrësit në tribunë vlerësuan se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit. Ata theksuan se nevojiten reforma konkrete, transparencë më e madhe dhe institucione më të përgjegjshme për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të kufizuar hapësirën për korrupsion në shoqëri.
FITORE NAGAVCI
