Gashi në Vatikan në takim me Papën Leo XIV, RMV mbetet shembull i bashkëjetesës ndëretnike
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po udhëheq delegacionin shtetëror-kishtar në vizitën në Vatikan me rastin e Manifestimit radicional “Për nder të Shën Kirilit”.
Kryeparlamentari Gashi shprehu urime të sinqerta për përvjetorin e zgjedhjes së Papës Leo XIV dhe theksoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për thellimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore me Selinë e Shenjtë.
Si pjesë e programit, Kryetari i Kuvendit u takua edhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin, ku u bisedua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, zhvillimin e dialogut institucional dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e kulturës, arsimit, shkencës arkivore dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore”.
“Takimi riafirmoi lidhjet historike dhe shpirtërore midis dy vendeve, të ndërtuara mbi trashëgiminë e Shën Kirilit dhe Metodit dhe figurën universale të Nënë Terezës. Gjatë takimit, u theksua edhe rëndësia e promovimit të paqes, tolerancës, dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis popujve dhe feve, si vlera universale që kontribuojnë në stabilitet, solidaritet dhe bashkëjetesë në Evropë dhe më gjerë. Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet një shembull i bashkëjetesës ndëretnike, multikulturore dhe ndërfetare, me respekt të thellë për liritë fetare dhe rolin konstruktiv të bashkësive fetare në shoqëri”. – tha Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi.
