Maqedoni
Gjykata Penale në Shkup, përcakton paraburgim për shoferin 76-vjeçarë
23.05.2026 12:27
Gjykata Penale ka ka përcaktuar 30 ditë paraburgim për 76-vjeçarin nga Kosova...

Gjykata Penale ka ka përcaktuar 30 ditë paraburgim për 76-vjeçarin nga Kosova, i dyshuar për aksidentin e rëndë në trafik në qarkoren Radishan-Mirkovc.
Sipas hetimeve, ai po drejtonte një kamion kur humbi kontrollin, doli në korsinë e kundërt dhe u përplas me një veturë BMW. Pas përplasjes, të dy automjetet morën flakë.Në aksident humbën jetën katër persona që ndodheshin në veturë.
Prokuroria thotë se ka rrezik që i dyshuari të arratiset ose të përsërisë veprën, prandaj ka kërkuar që të mbahet në paraburgim. Hetimet për rastin po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.
