Tragjedi në Kinë, shpërthim në një minierë qymyri, dhjetra të vdekur
Një shpërthim i fuqishëm gazi në një minierë qymyri në veri të Kinë...

Një shpërthim i fuqishëm gazi në një minierë qymyri në veri të Kinë ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, duke lënë mbi 90 persona të vdekur, sipas mediave shtetërore kineze. Ngjarja ndodhi në minierën e qymyrit Liushenyu, në qytetin Changzhi të provincës Shanxi, një nga zonat kryesore të industrisë së qymyrit në vend.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se nivelet e monoksidit të karbonit brenda minierës kishin kaluar kufijtë e lejuar, çka dyshohet se lidhet me shpërthimin fatal. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 19:30 me orën lokale të së premtes, në momentin kur 247 minatorë ndodheshin nën tokë.
Deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, të paktën 201 persona ishin evakuuar nga miniera.Autoritetet kineze kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit, ndërsa presidenti Xi Jinping ka kërkuar “një operacion të plotë shpëtimi” për gjetjen e të zhdukurve dhe një hetim të thelluar për përgjegjësit e ngjarjes.
