Maqedoni
Akuza dhe replika për rrugën evropiane, Filipçe: Ndryshimet kushtetuese, interes i ynë
23.05.2026 16:01
Raportet me Bullgarinë dhe ndryshimet ksuhtetuese vazhdojnë...

Raportet me Bullgarinë dhe ndryshimet ksuhtetuese vazhdojnë të mbeten në qendër të përplajseve politike. Ndryshimet kushtetuese nuk janë interes i Bullgarisë, por ekskluzivisht i Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që të vazhdojë rrugën evropiane dhe në këtë mënyrë të rrisë standardin jetësor, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Ai, duke iu përgjigjur akuzave të VMRO-DPMNE-së se punon për interesa të huaja, tha se për interesa të huaja punojnë ata që nuk bëjnë hapin përpara.
“Ajo që nënkupton veprim sipas propozimit francez, bërja e ndryshimeve kushtetuese, është ekskluzivisht në interes të interesave kombëtare maqedonase. Dhe unë do ta mbroj këtë. Do ta mbroj me të gjitha forcat, edhe unë, edhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, sepse nuk ka rrugë tjetër përpara. Dhe pyetja e vërtetë është: interesat e kujt po i përfaqëson VMRO-ja me atë që nuk po bëhet hapi për t'u bërë ndryshimet kushtetuese dhe për t'u hapur negociatat për Bashkimin Evropian?”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Akuza dhe replika për rrugën evropiane, VMRO: Filipçe avokon pozicionet bullgare në vend
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE akuzon kryetarin e LSDM-së se Filipçe është avokuesi më i madh i pozicioneve bullgare në Maqedoni. nga partia në pushtet thonë se LSDM dhe Venko Filipçe janë zbuluar në qëllimet dhe politikat e tyre të servilizmit, ndërsa dëshmi për këtë është edhe fotografia e anëtarit të LSDM-së Rubin Zemon me organizata bullgare.
“Ky koalicion i Venko Filipçes dhe Rubin Zemonit, gjegjësisht i LSD-së me organizata bullgare, është i gatshëm të mohojë identitetin maqedonas, të kontestojë gjuhën tonë maqedonase, të fshijë historinë maqedonase dhe të shkatërrojë kulturën maqedonase”, u shpreh Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.
Përndryshe, Rubin Zemon dha dorëheqjen nga komiteti ekzekutiv I LSDM-së pasi u shfaq një fotografi ku ai shihej në shoqërinë e Viktor Stojanovit, kryetarit të së ashtuquajturës fondacion "Makedonija", i cili ka ndalim të përjetshëm për hyrje në Maqedoni.
ERSAN PAJAZITI
