Maqedoni
Kumanovë: Hapet auto-tregu
23.05.2026 16:23
Pas përgatitjeve disa javore nga sot Ndërmarrja Publike “Tregu” në qytetin e Kumanovës...

Pas përgatitjeve disa javore nga sot Ndërmarrja Publike “Tregu” në qytetin e Kumanovës bëri hapjen dhe fillimin me punë të tregut për shit-blerjen e makinave.
Suat Zejnullahu, ushtrues detyre i postit të Drejtorit të kësaj ndërmarrje publike, thekson se, meqë tregu i kafshëve nuk funksionoi, atëherë u detryruam që të gjejmë zgjidhje tjetër, për ta zhvilluar edhe mëtutje ndërmarrjen tonë. Kjo ide sipas Zejnullahut u mirëprit nga të gjithë e sidomos nga tregtarët e automjeteve dhe mjeteve tjera transportuese.
“Lajmërimet dhe njoftimet që i kemi bërë si dhe kontaktet që i kemi me ndërmarrje dhe tregtar veturash të gjithë e kanë mirëpritur këtë ide dhe njëkohësisht e kanë përshëndetur si ide pasiqë Kumanova graviton afër kryeqytetit të vendit, por që rrethohet edhe nga tri komunat tjera rurale sic janë Likova, Nagorici i Vjetër dhe Kriva Pallaka, mendojmë se do të jet një Auto-Treg rajonal në të cilën qytetarët mund të bëjnë shit-blerjen e veturave, auto pjesëve, auto galanterive, motocikletave, dua të theksoj se Auto-Tregu nuk përfshinë vetë shit-blerjen e veturave por shit-blerjen e të gjitha mjeteve transportuese”, deklaroi u.d. drejtor i N.P. ”Tregu” Kumanovë, Suat Zejnullahu.
Zejnullahu, gjithashtu thekson se me të ardhurat dhe fitimet nga ky auto-treg, shpresojmë që të ringrisim finaciarisht ndërmarrjen publike “Tregu”.
“Ne si udhheqësi mendojmë se së paku disa harxhime që i ka Ndërmarrja Publike “TREGU”, do të mbulohen nga këtu pasiqë nuk bëjmë investime shtesë, kemi personelin i cili është i përgatitur sa i përket kësaj veprimtarie, parashohim se do të kemi fitime e harxhime aspak. Të punësuar shtesë nuk do të ket nevojë pasiqë kemi kuadro”, deklaroi Zejnullahu.
Ndryshe, çmimet janë si vijon, për vetura 300 denarë, për motoçikleta 200 denarë, për vetura Hibride Elktrike 150 denarë për 1 ditë, kurse për pagesë mujore po shqyrtohet mundësia që e njejta të kushtoj 10 Euro, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike “TREGU” Kuamnovë.
Ndryshe numri i punëtorëve të Ndërmarrjes Publike “Tregu” arrin në 42, dhe i ndarë në dy sektorë, sektori administrative si dhe sektori i tregut apo i financave dhe pagesave.
FATLUM AQIFI
