Botë
Lufta Ukrainë – Rusi, vazhdojnë sulmet e dyanshme
23.05.2026 17:07
Një ndërtesë e naftës ruse është përfshirë nga flakët në qytetin Novorosiski në Detin e Zi...

Një ndërtesë e naftës ruse është përfshirë nga flakët në qytetin Novorosiski në Detin e Zi, pas sulmeve të reja me dronë që Ukraina kreu gjatë natës, raportuan autoritetet më 23 maj.
Pjesë të një droni të rrëzuar ranë në hapësirat e një terminali karburanti, duke shkaktuar zjarre në disa ndërtesa teknike dhe administrative, tha shtab operacional rajonal të Krasnodarit.Presidenti ukrainas zelenski tha se do të vazhdojnë me sulmet ndaj personelit rus.
“Ne vazhdojmë të rrisim treguesit për shkatërrimin e personelit rus, dhe kjo, së bashku me sanksionet në të gjitha format, e detyron Rusinë drejt një zgjedhjeje në evrodiplomaci. Tani duhet të bëjmë gjithçka për ta aktivizuar atë. Pres përgjigje edhe nga pala amerikane lidhur me formatet e mundshme dhe agjendat e takimeve”, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Nga ana tjetër, Moska akuzon Kievin për një sulm vdekjeprurës ndaj një konvikti studentor në një zonë të pushtuar të Ukrainës lindore, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 48 të tjerë, ndërsa 11 persona rezultojnë ende të zhdukur.Presidenti rus, Vladimir Putin, ka premtuar hakmarrje ndaj Ukrainës.
“Në afërsi të kapacitetit akomodues nuk ka objekte ushtarake. Sulmi nuk ishte i rastësishëm. Është e qartë se me kë kemi të bëjmë, me kë po luftojmë dhe për çfarë. Kjo është një shfaqje e neonazizmit, e cila vërteton edhe një herë natyrën terroriste të regjimit të Kievit”, u shpreh presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
Që nga nisja e pushtimit rus në vitin 2022, Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për sulme të qëllimshme ndaj civilëve, akuza që Moska i mohon rregullisht.
ERSAN PAJAZITI
