Maqedoni

Tërmet 3.5 ballë në Maqedoninë e Veriut

23.05.2026 18:13

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme...

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në Maqedoninë e Veriut.
 
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 21 kilometra në lindje të Shkupit dhe 15 kilometra në lindje të Kisella Vodës, ndërsa thellësia e tij ka qenë 5 kilometra. 
 
Ndërkohë, një tjetër tërmet me magnitudë 4 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Trash të Elbasanit.