Botë
Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, shërbimi sekret qëllon për vdekje autorin
24.05.2026 12:55
Një person i armatosur u vra pas një shkëmbimi zjarri me agjentët e Shërbimit Sekret amerikan...

Një person i armatosur u vra pas një shkëmbimi zjarri me agjentët e Shërbimit Sekret amerikan pranë Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e së shtunës. I dyshuari është identifikuar si Nasire Best, një 21-vjeçar që sipas autoriteteve ishte i njohur për Shërbimin Sekret dhe kishte histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor.
Sipas autoriteteve amerikane, ngjarja ndodhi pasi një person iu afrua pikës së kontrollit duke mbajtur një çantë, nxori një armë dhe hapi zjarr ndaj oficerëve.Ai u qëllua menjëherë nga personeli i sigurisë dhe më vonë humbi jetën në spital.
Në momentin e sulmit, presidenti amerikan, Donald Trump, ndodhej në rezidencën presidenciale, por sipas Shërbimit Sekret “asnjë operacion sigurie dhe asnjë person i mbrojtur nuk u prek”.
Pas incidentit është vendosur një prani e madhe policore ashtë Shtëpisë së Bardhë. Në një reagim në rrjetin social Truth Social, Trump falënderoi agjentët për reagimin e shpejtë dhe profesional. “Faleminderit Shërbimit tonë të madh Sekret dhe forcave të rendit për veprimin e shpejtë dhe profesional të ndërmarrë këtë mbrëmje kundër një personi të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë”, shkroi ai.
Ngjarja ka ngritur sërish shqetësime për sigurinë pranë Shtëpisë së Bardhë, vetëm një muaj pasi një person i armatosur hapi zjarr gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
