Maqedoni
Përplasjet për Bullgarinë, LSDM dhe VMRO me akuza të ndërsjella
24.05.2026 14:43
Partitë politike kanë vazhduar përplasjet në lidhje me pçozicionin...

Partitë politike kanë vazhduar përplasjet në lidhje me pçozicionin ndaj Bullgarisë. LSDM apelon qeverinë që ti bëjë ndryshimet ksuhtetuese, pasi ato janë në dobi të qytetarëve dhe identitetit maqedonas.
Nga Lidhja Social Demokrate dërguan edhe mesazhe kritike ndaj kundërshtarëve politikë, duke pretenduar se shfaqja e izolimit dhe ndarjeve të brendshme në shoqëri i shkakton dëm të drejtpërdrejtë përparimit të shtetit.
“Patriotizmi nuk është krijimi i ndasive mes qytetarëve, izolimi nuk i sjell të mira asnjë populli. Patriotizëm i vërtetë është të sigurosh të ardhmen e shtetit, të mbrosh identitetin dhe të sigurosh vend të barabartë për Maqedoninë mes popujve evropianë. Integrimi në BE, në familjen e madhe evropiane të popujve të barabartë, është akti më i madh i patriotizmit dhe garancia më e fortë për të ardhmen e popullit maqedonas, gjuhës maqedonase dhe shtetit maqedonas”, deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Nga ana tjetër, partia në pushtet akuzon kryetarin e LSDM-së Venko Filipçe se është më i zëshmi në mbrojtje të qëndrimeve bullgare në Maqedoni. Sipas VMRO-DPMNE-së, Filipçe i promovon hapur pozicionet bullgare dhe ka të njëjtin qëndrim lidhur me ndryshimet kushtetuese si autoritetet bullgare, të udhëhequra nga Rumen Radev.
“Rubin Zemon, njeri i Zoran Zaev dhe një nga njerëzit më të afërt të Venko Filipçe, është lidhja mes Bullgarisë dhe LSDM-së. Rubin Zemon zhvilloi takim me Viktor Stojanov, personi që udhëheq Fondacionin “Maqedonia”, i cili përhap propagandë bullgare në vend dhe është person me ndalim hyrjeje në Maqedoni për shkak të qëndrimeve të tij antimaqedonase. Ja, ky është njeriu që bashkëpunon me LSDM-në dhe Filipçen pikërisht përmes njeriut të Zaevit, Rubin Zemon”, u shpreh Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.
Përndryshe përfshierja e komunitetit bullgar në Kushtetutë vazhdonë të mbetet kusht kyç për të vazhduar procesi euro-integrues i vendit.
ERSAN PAJAZITI
