Maqedoni
Provimi i jurisprodencës, Mickoski: Qeveria e gatshme për zgjidhje
24.05.2026 15:01
Kryeministri, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Qeveria është e gatshme...

Kryeministri, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Qeveria është e gatshme të gjejë një zgjidhje për çështjet e provimit të jurisprudencës. Ai theksoi se dialogu dhe arsimi duhet të jenë në qendër të çdo debati, duke e konsideruar edukimin si “çelësin kryesor për të ardhmen dhe zhvillimin e shoqërisë”.
Duke folur gjatë shënimit të veprës së vëllezërve “Kirili dhe Metodi” dhe rëndësinë e arsimit, Mickoski u shpreh se çdo komunitet duhet të ketë të drejtën të zhvillohet dhe të përdorë gjuhën e vet, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, duke respektuar njëkohësisht edhe identitetin gjuhësor të shtetit.
Deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur studentë nga tre univerzitetet në gjuhën shqipe kanë vazhduar protestat, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mund të mbahet edhe në gjuhën shqipe.Protesta në mbështetje të studentëve shqipatë në Maqedonin e Veriut po organiziohen edhe në Tiranë.
“Nuk kam asnjë pengesë të flitet për temat që sot janë aktuale dhe çdo komunitet ta ketë të drejtën të përparojë dhe përdorë gjuhën e tij, kuptohet derisa kjo është në kornizë të Kushtetutës, ligjeve, dhe derisa respektohet vula jonë identitare, gjuha maqedonase. Andaj shumë shpejt do të vijmë në një zgjidhje që të gjithë duhet ta mbështesim dhe që do t’i kapërcejë mbi interesat dhe tendencat individuale partiake dhe ndoshta politike që të ngecim në edhe në një grackë nacionaliste, e historia na mëson se të tilla gracka janë metoda më e mirë e atyre që kanë interesa personale kriminale ose të tjera dhe që rregullisht fshihen prapa temave të këtilla, që janë mbulesë e qëllimeve të vërteta që të keqpërdoret bashkëjetesa dhe të krijohen pengesa”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Integrimi në BE, Mickoski:Duhet të jetmi pjesë e BE-së, me dinjitet
Mickoski u ndal edhe tek çështja e integrimit të vendit në BE.Ai tha se Maqedonia duhet të jetë pjesë e BE-së, por duhet të mbetemi të ruajtur dhe me dinjitet.
“Vendi po ballafaqohet me bllokim serioz dhe të padrejtë në rrugën integruese. Mund t'i kuptoj por jo t'i arsyetoj pozicionet e njërit nga fqinjët tanë.Por, nuk mund t'i kuptoj e as t'i arsyetojë politikanët e vendit të cilët veprojnë si deputet special në udhqheqësinë në udhëheqësinë e një vendi në fqinjësinë tonë.Atë që ata e flasin, të njejtën e flasin edhe politikanët tanë vendor dhe përfaqësuesit e tyre. Tronditëse , kjo na trondit si komb.Të një pjesë e njerëzve kemi mungesë të ndjenjës për përkatësi për populllin e tyre dhe gadishmëri që me krenari të mbajnë" indin e butë të popullit maqedonas", theksoi Mickoski.
Ohër, shënohet dita e “Shën Kirili dhe Metodi”
Me rastin Ditës së iluministëve mbarësllavë “Shën Kirili dhe Metodi” uruan edhe presidentja Gordana Siljanovska dhe kryeparlamentari Afrim Gashi duke shprehur respekt dhe mirënjohje për dy iluministët, të cilët me misionin e tyre vendosën themelet e shkrim-leximit, arsimit dhe zhvillimit shpirtëror e kulturor të popujve sllavë.
FLORIJE KAMBERI
