Botë

Lindja e Mesme, përparim i rëndësishëm në marrveshjen SHBA-Iran

24.05.2026 15:37

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha sot se është bërë “përparim i rëndësishëm”...

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha sot se është bërë “përparim i rëndësishëm” në përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Iranin. Deklaratat e tij erdhën pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se një marrëveshje paqeje mes SHBA-së dhe Iranit është “kryesisht e negociuar”, duke shtuar se Ngushtica e Hormuzit, e cila është shumë e rëndësishme dhe e bllokuar, do të rihapet sipas marrëveshjes.
 
“Është mjaftueshëm të thuhet se është arritur një përparim I caktuar. Gjithmonë jam I kujdesëshëm kur them këtë sepse mund të pajtoheni për gjëra në letër ndërsa më pas duhet të dilni dhe ta bëni atë. Por mendoj se ekziston mundësia që orët në vazhdim bota të marrë lajme të mira të paktën sa I përket ngushticës dhe process që në fund mund të na lëjë atje k presidenti dëshiron të jemi.Ajo është një botë që më nuk do të jetë në frikë nga arma përthamore iraniane”, deklaroi sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio.
 
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, tha se në tekstin e memorandumit janë përfshirë afate kohore 30 dhe 60 ditore, por ai ende nuk është finalizuar.
 
Baghaei tha se çdo mekanizëm që lidhet me Ngushticën e Hormuzit duhet të jetë i dakorduar mes Iranit, Omanit dhe vendeve që kufizohen me këtë rrugë ujore, dhe se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë asnjë lidhje” me të. 
 
“Duam që ai t'i inkuadrojë çështjet kryesore të nevojshme për përfundimin e luftës së imponuar dhe çështje të tjera me domethënie thelbësore për ne. më pas në kohë të arsyeshme mes 30 dhe 60 ditëve diskutohen detajet dhe në fund arrihet marrëveshje përfundimtare. Ne jemi në fazën e finalizimit të këtij memorandum për mirkuptim. Gjatë javës së kaluar trendi ishte drejt zvogëlimit të dallimeve. Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në në 3-4 ditët e ardhëshme”, u shpreh zëdhënësi në Ministrinë e punëve të jashtme në Iran, Ismail Baghaei.
 
Kryeministri britanik Keir Starmer tha sot se çdo marrëveshje e mundshme për t’i dhënë fund luftës me Iranin duhet të përfshijë “liri të pakufizuar të lundrimit” përmes kësaj rruge të rëndësishme detare, duke mirëpritur përparimin drejt një marrëveshjeje.
 
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke përshëndetur përparimin drejt një marrëveshjeje SHBA–Iran, i bëri thirrje Teheranit të ndalë “veprimet destabilizuese në rajon, drejtpërdrejt ose përmes përfaqësuesve, si dhe sulmet e pajustifikuara ndaj fqinjëve të tij.Pakistani ka qenë ndërmjetës kyç në bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit.
 
Detajet përfundimtare të marrëveshjes po diskutohen dhe do të njoftohen së shpejti. 
 
FLORIJE KAMBERI