Maqedoni
PDSH mban kongresin e 9-të, Menduh Thaçi rizgjedhet kryetarë i partisë
24.05.2026 16:31
Mendu Thaçi me 646 vota “pro”, asnjë votë “kundër” dhe asnjë të përmbajtur...

Mendu Thaçi me 646 vota “pro”, asnjë votë “kundër” dhe asnjë të përmbajtur, u rizgjodh kreyar i PDSH-ës në kongresin e nëntë. Duke konfirmuar mbështetjen e plotë të delegatëve.
Pas zgjedhjes në krye të PDSH-ës Thaçi tha se do të vazhdojë angazhimin për forcimin e partisë dhe përfaqësimin e interesave të shqiptarëve në vend, duke theksuar se urdhrat do t’i marrë vetëm nga shqiptarët dhe jo nga të tjerët.
“Është një obligim që ma jepni dhe e pranoj me shumë nder. Unë kam frikë mos gaboj, mos e lëshoj rrugën dhe kjo është arsyeja pse e marr këtë përgjegjësi tash e tutje. Të jeni të sigurt ju delegatë dhe të gjithë ata që na ndjekin se unë këtë herë e rimarr përgjegjësinë me siguri të plotë. Do të jem njeri i kompromisit për të ecur përpara, do t’i respektoj të gjithë udhëheqësit shqiptarë, por unë do të vazhdoj që urdhrat t’i marr vetëm prej jush, pavarësisht çfarë pozita mund të kenë, mund të jenë kryeministra, presidentë e kështu me radhë”, u shpreh kryetari i PDSH-së, Mendu Thaçi.
Thaçi më tej shtoi se shqiptarët duhet të përkrahin një parti dhe një lider që ka guxim dhe vizion për të mbrojtur interesat e tyre, me theks të veçantë në ndarjen e buxhetit, që sipas tij vazhdon të jetë diskriminuese për shqiptarët.
“Shqiptarët duhet nëpërmjet votës së tyre ta zgjedhin një parti, një lider, e cila parti dhe lider ka dëshmuar se di të rezistojë jo vetëm me çështje që kanë të bëjnë me simbolikën kombëtare, me flamurin dhe gjuhën, jo vetëm me çështje që kanë të bëjnë me të drejta juridike, por edhe me çështje që kanë të bëjnë me politikën moderne. Buxheti i shtetit dhe ndarja e padrejtë që bëhet në Maqedoninë e Veriut është si ai gjarpri i zi nën gurë që dëmton të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë”, u shpreh kryetari i PDSH-së, Mendu Thaçi.
Kongresi i Partia Demokratike Shqiptare u mbyll me mesazhe për unitet, organizim dhe vazhdim të angazhimit politik në periudhën që vjen.
VISAR SADIKI
