Maqedoni
Sllupçan: Përkujtohen martirët e familjes Zymberi
24.05.2026 16:49
Në Kompleksin memorial të varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupçan...

Në Kompleksin memorial të varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupçan, pasditën e sotme u mbajt një tubim përkujtimor në kujtim dhe nderim të 10 martirëve të rënë të familjes Zymberi, gjatë konfliktit të vitit 2001, respektivisht 25 vite më parë në ditën e sotme, kur një predhë e gjuajtur nga helikopteri i forcave maqedonase të sigurisë kishte goditur bodrumin e shtëpisë, ku ishin të strehuar nga granatimet e pareshtura.
Si pasojë e këtyre granatimeve 10 veta të moshave të ndryshme humbën jetën, kurse 35 të tjerë u plagosën.
Më pas të gjithë të pranishmit të ardhur nga të gjitha viset shqiptare si bënë homazhe tek varrezët e dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë.
FATLUM AQIFI
