Botë

Protesta studentore dhe qytetare në Beograd, arrestime dhe incidente në vende të shumta

24.05.2026 17:07

Incidente të shumta dhe një kaos i madh është regjistruar ditën e djeshme...

Incidente të shumta  dhe një kaos i madh është regjistruar ditën e djeshme në më shumë lokacione të Serbisë, gjatë  protestave të mëdha të mbajtura në Beograd ku kërkohen zgjedhje të parakohshme.  
 
Mediat  serbe raportojnë  për  dhjetëra të rinj dhe  për shumë studentë    të cilët janë parë  të  rrëzuar përtokë, pasi hodhën shishe uji drejt xhandarmërisë, në momentin kur kjo e fundit filloi ndërhyrjen. 
Turma hodhi gjithashtu mjete shpërthyese drejt njësitit  policor serb. 
 
Ministri i Brendshëm serb,  Ivica Daçiç tha se 23 persona ishin ndaluar për sulme ndaj oficerëve të policisë dhe se disa oficerë u plagosën.
Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje studentëve  për dialog. Studentët në bllokadë "treguan natyrën e tyre të dhunshme", jo një program politik,  dhe se  dhuna i dërgon botës një imazh të keq të Serbisë.
 
Protesta e organizuar nga studentët në bllokadë,  fillimisht ishte paqësore por më vonë situata doli jashtë kontrollit. Raportimet nga media e huaja bëjnë të ditur që në tubim morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë, dhe studentë të cilët  prezantuan një pjesë të programit të tyre në lidhje me arsimin, ekonominë, drejtësinë dhe reformat institucionale.