Botë
Ukrainë, Rusia me sulme masive ndaj Ukrainës
24.05.2026 17:25
Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm masiv me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës...

Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm masiv me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës, duke goditur objektiva civile. Disa persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur.
Mes të lënduarve janë edhe tre fëmijë, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë operacionet në disa zona të kryeqytetit ukrainas, ku shumë ndërtesa janë dëmtuar rëndë.
Gjatë sulmeve është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë. Fatëemirësisht ka patur vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha reagoi ashpër, duke dënuar sulmin.
“Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor. Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Kjo është e papranueshme!Targetimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit diplomatik përfaqëson një përshkallëzim të rëndë dhe një tjetër kujtesë të zymtë të kostos njerëzore të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”, tha ministri i Jashtëm Ferit Hoxha.
Ukraina e përshkruajti aksionin si sulm tersorist mbi civilë.Kryetari Volodimir Zelenski tha se theksoi se janë lansuar mbi 90 raketa dhe rreth 600 dronë ku është shfrytëzuar edhe raketa hipersonike "oreshnik".Ai bëri thirrje për përfrcimin e mbrojtjes ajrore dhe mbështetje nga SHBA, Evropa dhe parnerët ndërkombëtarë.
“Kievi ishte qëllimi kryesor i këtij sulmi, u shrytëzua edhe "Oreshnik" .E rëndësishme është që kjo të mos mbesë pa pasoja për Rusinë. Është e nevojshme të vazhdojmë me mbrojtjen ajrore posaqërisht kundër raketave balistike.Bota duhet të shohë qartë se me kë ka punë dhe të mos lejojë që Ukraina të jetë vetëm”, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se sulmi është përgjigje e sulmeve ukrainase në Lugansk dhe se armata ruse ka filluar sulme raketore mbi komplekse ushtarake-industriale.Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare ka dënuar sulmin me thirrje për ndërpreje të agresionit rus.
FLORIJE KAMBERI
