Përgatitjet për Festën e Bajramit, qytetarët: Çmimet në treg të larta
Qytetarët kanë filluar të përgatiten për festën e Kurban Bajramit...

Qytetarët kanë filluar të përgatiten për festën e Kurban Bajramit. Tregjet dhe dyqanet janë më të frekuentuara, ndërsa në familje kanë nisur përgatitjet tradicionale, si bakllava simboli kryesor i tryezës së Bajramit, blerja e veshjeve të bajramit, etj.
Si çdo vit, Bajrami sjell atmosferë feste, bashkim familjar dhe solidaritet mes njerëzve. Qytetarët e anketuar nga Televizioni ynë thonë se, ndonëse çmimet e larta, duhet të bëhemi gati për festën e Bajramit dhe ta presim ashtu si e don tradita.
“Po, jemi bërë gati, diçka – diçka. Bakllava si çdoherë…”
“Duhet të ulen çmimet pikërisht për festa. Po, ëmbëlsira.”
“Çmimet më duken më të larta për festa. Duhet të ulen se, rrogat nuk i kemi të larta. Per festa tash kemi harxhime më shumë.”
“Po çdo festë i rrisin çmimet. Po, bakllavë, dreka familjare.”
“Secili e din sa ka mundësi të blejë, çmimet kanë filluar të ulen por prap janë të larta.” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Tregëtarët: Këto ditë janë ulur çmimet
Tregëtarët nga ana tjetër thonë se ditëve të fundit kanë shitje sepse qytetarët po përgaditen për festën e Bajramit, poashtu theksojnë se kanë filluar të ulen çmimet e frutave dhe perimeve.
“Po ka shitje ka edhe shumë punë, për krejta, arra, peta të bakllavës, kadaif. Çmimet i kemi të volitshme. Çmimi i petave është 200 den kilogrami, 550 den është kilogrami i arrave.”
“Çmimet tash për festa janë pak më të ulëta në krahasim me para një jave. Specat pa djeg ishin 200, tash janë 100-120 den për kg, domatet kanë qenë 150 tash janë 100, 80, 70, d.m.th pak më të ulëta.” – u shprehën disa nga tegëtarët e intervistuar nga TVM2.
Qytetarët shprehen se këtë festë e presin me shumë gëzim dhe shpresë për ditë më të mira dhe të begata. Bajrami vazhdon të ruajë traditat dhe vlerat e solidaritetit, duke sjellë gëzim në çdo shtëpi dhe bashkim me familjen dhe të afërmit. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
