Rruga eurointegruese e vendit, përplasen partitë, VMRO: Filipçe punon për Bullgarinë
VMRO-DPMNE vazhdon të akuzojë liderin e LSDM-së, Venko Filipçe...

VMRO-DPMNE vazhdon të akuzojë liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, se bashkëpunimi i tij me Bullgarinë shkon në dëm të interesave kombëtare maqedonase. Nga partia më e madhe në pushtet madje e quajnë kreun e LSDM-së përfaqësues special të Rumen Radevit.
Filipçe bashkëpunon me Viktor Stojanovin, i cili angazhohet për promovimin e identitetit, historisë dhe kulturës bullgare në Maqedoni. Paraqitjet e tij publike janë të drejtuara kah mohimi i gjuhës maqedonase dhe veçantisë kombëtare, duke promovuar tezën se maqedonasit dhe bullgarët janë një popull i vetëm, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
“Filipçe bashkëpunon me një njeri që e mohon Maqedoninë, gjegjësisht thotë se jemi një popull me bullgarët në dy shtete. Filipçe bashkëpunon me një njeri që na mohon identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë. Filipçe është bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Bullgarisë në Maqedoni, përmes misioneve bullgare të ministres Petrova Çamova. I dërguari special bullgar në Maqedoni, Venko Filipçe, është i vetmi që kërkon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë pa garanci se ky është hapi i fundit për hyrje në BE. Venko Filipçe, me këtë qasje ndaj Maqedonisë, po ia vulos fundin karrierës së tij politike.” – tha Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Mickoski, patriot i rremë
Ndërkohë, LSDM-ja përkujton VMRO-DPMNE-në për premtimet e dhënë gjatë fushatës, se do ta shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës, do ta kthejë emrin e vjetër të shtetin por asgjë reale nga të thënat e kryeministrit Mickoski, shtojnë nga socialdemokratët.
Poashtu akuzojnë pushtetin për rrënie ekonomike dhe ulje të standartit jetësor.
“Qytetarët e dinë shumë mirë se Hristijan Mickoski kur gjunjëzohej dhe lutej për pushtet, premtonte rikthimin e emrit, ndryshimin e kornizës negociuese dhe shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës. I gënjeu qytetarët. Patriotizmi i tij i rremë dështoi, gjysma e qeverisë së tij kanë pasaporta bullgare. Po çfarë premtonte Hristijna Mickoski për ekonominë? Premtoi standart më të mirë, paga më të larta dhe jetë më të mirë. Edhe për këtë gënjeu. Pas dy vitesh qeveri të Mockoskit, qytetarët jetojnë edhe më keq, mezi ia dalin deri në fund të muajit.” – deklaroi Simona Cvetanovski nga LSDM.
Sipas opozitës maqedonase, paga minimale është më e ulta në Evropë, ndërsa janë ulur investimet e huaja.
Borxhi publik arrin në 11 milardë, historikisht më i larti, thonë ata, duke shtuar se borxhi merret në kurriz të popullit por shfrytëzohet për tenderë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
