Lugina e Preshevës, kongresistët amerikanë në vizitë
Një delegacion i lartë i kongresistëve amerikanë...

Një delegacion i lartë i kongresistëve amerikanë të martën do të vizitojë Luginës së Preshevës. Vizitën e ka paralajmëruar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, I cili ka ftuar të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që të grumbullohen në Preshevë për të pritur kongresistët amerikanë.
"Më 26 maj, në ora 10:00, Presheva nuk pret vetëm mysafir. Presheva pret Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Këshillin Kombëtar Shqiptar vijnë kongresmenë më të lartë amerikanë, zëra të fuqishëm në Uashington, mbështetës të kauzës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Le ta kuptojë bota se ky popull nuk dorëzohet dhe nuk hesht. Sepse kur miqtë e shqiptarëve vijnë në Luginë, Lugina ngrihet në këmbë", - ka thënë kreu i KKSH-së.
Kjo vizitë vjen në një periudhë të rëndësishme për shqiptarët e Luginës, të cilët vazhdimisht kërkojnë vëmendje ndërkombëtare për të drejtat e tyre elementare, ndërsa vizita e zyrtarëve të lartë nga Uashingtoni shihet si një mbështetje e fuqishme direkte për kauzën e tyre kombëtare, pasi autoritetet serbe po vazhdojnë që përmes masivizimit të adresave të bëjnë spastrim etnik të heshtur në Luginë.
