Festa e Kurban Bajramit, kontejnerë të posaçëm për mbetjet e kurbaneve
25.05.2026 16:47
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Komuna e Çairit...

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Komuna e Çairit në bashkëpunim me Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale, njofton qytetarët se ka vendosur kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve të kurbaneve në disa lokacione të komunës, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike.
Kontejnerë të posaçëm janë vendosur në afërsi të Xhamisë së Re – Tophanë; në afërsi të teqes, në Duganxhik; në afërsi të restorant “Fa Fa”; në afërsi të teqes – Tefejuz dhe te rruga pas gjimnazit “Zef Lush Marku”.
Komuna Çair dhe Higjiena Komunale apelojnë tek qytetarët që mbetjet e kurbaneve t’i hedhin vetëm në këto pika të përcaktuara, me qëllim ruajtjen e ambientit dhe higjienës në lagjet tona.
