Sulm masiv në Kiev, goditet kompleksi ku banon ambasadori shqiptar

25.05.2026 17:04

Forcat Ruse kanë kryer njërin prej sulmeve më të mëdha...

Forcat Ruse kanë kryer njërin prej sulmeve më të mëdha, që nga fillimi i luftës, drejtë kryeqytetit Ukrainas Kiev duke lansuar qindra fluturake pa pilot si dhe dhjetëra raketa balistike, në mesin e të cilave edhe raketat hipersonike Oreshnik, drejtë caqeve të ndryshme në Kiev.

Edhe pse mbrojtja ajrore e Ukrainës ndaloi më shumë se 93% të fluturakeve pa pilot dhe raketave balistike, disa tejkaluan mbrojtjet duke goditur caqe të ndryshme, së tepërmi civile, në pjesët e ndryshme të Kievit.

Është bërë e ditur se, mes tjerash se është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë Ermal Filo.

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ashpër. Sipas tij, sulmi ka vënë në rrezik serioz jetën e ambasadorit shqiptar. Pas këtij incidenti, ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri.