Më 28 maj fillon fushata zgjedhore në Kosovë, KQZ vazhdon akreditimin e vëzhguesve dhe mediave

25.05.2026 17:31

Kanë mbetur edhe dy javë nga dita e zgjedhjeve në Kosovë...

Kanë mbetur edhe dy javë nga dita e zgjedhjeve në Kosovë. Partitë politike po zhvillojnë aktivitetet e tyre. Fushata zgjedhore e cila do të fillojë zyrtarisht më 28 maj, pritet të karakterizohet nga përballja e partive që synojnë ndryshimin e pushtetit dhe atyre që kërkojnë vazhdimin e qeverisjes aktuale, ndërsa qytetarët mbeten të ndarë në pritjet e tyre për drejtimin e ardhshëm të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

“Gjatë kësaj periudhe 26-ditore, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve”. – thuhet nw kumteswn e KQZ tw Kosovws.

Periudha e aplikimit për akreditim të vëzhguesve, e cila ka filluar më 5 maj, do të përfundojë më 30 maj 2026.

Në zgjedhjet e fundit më 28 dhjetor 2025, morën pjesë në zgjedhje rreth 900 mijë qytetarë apo rreth 45 për qind e personave me të drejtë vote.

Edhe këtë herë ashtu sikurse në zgjedhjet e kaluara, pos mijëra vëzhguesve vendorë, zgjedhjet pritet të monitorohen edhe nga vëzhgues nga struktura të Bashkimit Evropian. (Armend Murseli, TVM2)