Maqedoni
Në Ohër takim Mickoski – Plenkoviq
26.05.2026 09:41
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski në Ohër do të realizojë takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq...

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski në Ohër do të realizojë takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Pas pritjes në Aeroportin e Ohrit “Shën Apostol Pavle”, Mickoski dhe Plenkoviq do të kenë takim tet-a-tet, pas të cilit do të pasojë edhe takim i dy delegacioneve.
Do të nënshkruhen edhe marrëveshje për bashkëpunim strategjik dhe Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë maqedonase të Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve Minerale dhe Ministrisë për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor dhe Tranzicionin e Gjelbër të Kroacisë.
Dy kryeministrat do të mbajnë konferencë për media, ndërsa takim do të kenë edhe përfaqësuesit e komuniteteve të biznesit nga të dyja shtetet.
