Maqedoni
Miliona besimtarë në Arafat, dita kryesore e pelegrinazhit të haxhit
26.05.2026 11:28
Rreth 1.8 milionë besimtarë myslimanë sot u drejtuan drejt malit Arafat në Arabinë Saudite, në ditën kryesore të Haxhit....

Rreth 1.8 milionë besimtarë myslimanë sot u drejtuan drejt malit Arafat në Arabinë Saudite, në ditën kryesore të Haxhit.
Haxhilerët në Arafat do të kryejnë lutjet e mesditës dhe pasdites në xhaminë “Namirah”, ndërsa pas perëndimit të diellit do të vazhdojnë drejt Muzdalifah, ku do të kalojnë natën. Ritualet e Haxhit nisën të hënën në Mina dhe do të vazhdojnë me gjuajtjen simbolike të gurëve dhe tavafin e lamtumirës në Qabe, në Mekë. Për sezonin e Haxhit 2026, Arabia Saudite ka shtuar masat organizative dhe teknologjitë e monitorimit për menaxhimin e pelegrinëve dhe sigurinë në vendet e shenjta.
