Maqedoni

Festa e Kurban Bajramit, qytetarët bëjnë përgatitjet e fundit

26.05.2026 15:25

Në prag të festës së Kurban Bajramit, qytetarët po bëjnë përgatitjet e fundit me blerje të shumta në treg dhe dyqane....

Në prag të festës së Kurban Bajramit, qytetarët po bëjnë përgatitjet e fundit me blerje të shumta në treg dhe dyqane. Festës së Kurban Bajramit më së shumti i gëzohen fëmijët, të cilët atë zakonisht e presin me rroba të reja.
 
“Për Bajram do të shkoj t’i vizitoj familjarët, sepse është ditë gëzimi.”, - tha një fëmijë.
 
“Jam përgatitur për Bajram dhe kam blerë rroba të ndryshme. Për Bajram do ta vizitoj familjen dhe do të shkoj tek të gjithë.”, - tha një fëmijë tjetër.
 
“Jam e lumtur që nesër është Bajram. Kam blerë rroba, një këmishë, pantallona dhe bluzë. Po, do të dal.”, - u shpreh një fëmijë. 
 
Edhe tregtarët shprehen të kënaqur, pasi është rritur shitja ditëve të fundit.   
 
“Shumë shitje kemi pasur ditëve të fundit, jemi të kënaqur. Normal, sipas myshterinjve e kemi pasur edhe çmimin. Kush ka pasur nevojë i kemi zbritur çmimet sa kemi pasur mundësi.”, - u shpreh një tregtar.
 
“Dy-tre ditët e fundit, se më herët jo. Po, ka pasur edhe çmimet kanë qenë të mira, ka pasur për secilin xhep.”, - tha një tregtar tjetër. 
 
Sipas traditës që është ruajtur ndër vite për këtë festë, përveç simbolit të saj, kurbanit, përgatiten edhe disa gatime tradicionale, siç është bakllavaja, e cila u servohet mysafirëve të shumtë që shkojnë tek njëri-tjetri për ta uruar Bajramin.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI