Maqedoni

Sela: Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë

26.05.2026 17:00

Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela, ka njoftuar se kanë dorëzuar...

Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela, ka njoftuar se kanë dorëzuar në procedurë parlamentare propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
 
“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është kauzë e ASh-së, kauzë kjo e sjellë që në krijimin e ASh-së, me të cilën kemi bërë edhe kampanjë në fushatën e vitit 2020, që është e drejtë e qytetarëve dhe jo e aktorëve politikë dhe e qeverive dhe si e tillë duhet të respektuar.”, tha Sela.
 
Sipas tij, ligji i propozuar i përfaqëson qytetarët dhe ua realizon të drejtat e tyre dhe jo një ligj do si do, i cili, sipas tij, ka për qëllim ta bëjë të pazbatueshme.