Shtatë persona kanë vdekur në Francë për shkak të një vape ekstreme në fillim të verës
Një aksident tragjik është regjistruar në Seul të Koresë së Jugut...

Një aksident tragjik është regjistruar në Seul të Koresë së Jugut, ku një mbikalim që po prishej është shembur pjesërisht, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e të paktën tre të tjerëve.
Sipas autoriteteve koreano-jugore dhe agjencisë Yonhap, pjesë të strukturës së mbikalimit Seosomun dhe mbetje të tjera ndërtimi ranë në tokë rreth orës 14:32 me orën lokale.
Dy nga viktimat raportohet se janë burra rreth moshës 50-vjeçare, ndërsa personi i tretë humbi jetën më vonë në spital për shkak të plagëve të marra.
Mbetjet e strukturës ranë gjithashtu mbi një linjë hekurudhore pranë zonës së aksidentit, duke detyruar Korporatën Hekurudhore Koreane të ndërpresë përkohësisht qarkullimin e trenave mes stacioneve Seul dhe Sinchon.
Pas ngjarjes ka reaguar edhe presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-Myung, i cili ka urdhëruar nisjen e një hetimi të plotë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Përmes zëdhënëses presidenciale Kang Yu-jung, ai kërkoi gjithashtu marrjen e masave për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen.
