Botë
Protestë në Tiranë, mbështetje studentëve shqiptarë nga RMV
26.05.2026 19:36
Qindra protestues u mblodhën në Sheshin Skënderbej në Tiranë...

Qindra protestues u mblodhën në Sheshin Skënderbej në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të jepet në gjuhën amtare.
Me pankartat “Ne jemi bashkë”, “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”, “Kombi mbi të gjitha”, etj. Studentët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut bënë thirrje për zbatimin e të drejtës legjitime për dhënien e provimit në shqip.
“Gjuha shqipe zyrtare, shqiptaria është me Shkupin, gjuha shqipe nuk negociohet”.
Studentët nga Shqipërisë thanë se nuk po protestojnë thjesht për një provim, por për dinjitetin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, një popull shtetformues e me kontribut.
Ata bënë thirrje që të rinjtë shqiptarë të mos heqin dorë nga kërkesat deri në plotësimin e tyre.Protestën e vijuan me një marshim drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
LULJETA NDOKA
