Maqedoni
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, në xhaminë “Mustafa Pasha”, ceremonia qendrore
27.05.2026 11:11
Besimtarët e besimit islam sot festojnë festën e Kurban Bajramit....

Besimtarët e besimit islam sot festojnë festën e Kurban Bajramit. Në Shkup dhe në shumë qytete të tjera të vendit, mijëra besimtarë myslimanë falën namazin e Kurban Bajrami nëpër xhami, duke shënuar një nga festat më të rëndësishme islame.
Ceremonia qendrore u organizua nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut dhe u mbajt në Xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup. Gjatë programit solemn u lexuan ajete nga Kurani, ndërsa u interpretuan edhe ilahi në disa gjuhë, në një atmosferë festive dhe shpirtërore.
