Maqedoni
Rrëshqitjet e tokës në Shkup ngrenë alarmin për sigurinë në ndërtim
27.05.2026 14:47
Vetëm brenda një muaji, kanë ndodhur dy rrëshqitje toke në kantieret e ndërtimit në Shkup, njëra me pasoja fatale...

Vetëm brenda një muaji, kanë ndodhur dy rrëshqitje toke në kantieret e ndërtimit në Shkup, njëra me pasoja fatale. Incidenti i fundit në Qendër ngriti pyetjen se a thua vallë po ndërtojmë më shpejt nga sa planifikojmë dhe kontrollojmë? Ekspertët e ndërtimit paralajmërojnë për rregulla më të rrepta, zgjidhje të reja ligjore dhe vëmendje më të madhe gjatë kryerjes së aktiviteteve të ndërtimit. Pas rrëshqitjes së tokës në Qendër, autoritetet mbajnë një takim krize. Për këtë arsye është mbajtur një takim urgjent i krizës në Komunën e Qendrës, në të cilën mori pjesë edhe dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Josif Josifovski, i cili theksoi se janë sjellë masa më të ashpra, ndërsa njëra prej tyre pas rrëshqitjes menjëherë të mbyllet edhe mbulimi i kantierit të ndërtimit, me qëllim që të parandalohen rrëshqitje të reja. Kurse, është konstatuar se në kantierin e ndërtimit nuk ka pasur mbikëqyrje profesionale dhe inspektorë të mjaftueshëm.
“Duke marrë parasysh që për rastin konkret kisha mundësi të shoh edhe dokumentacionin teknik të punimeve, më duhet ta them se në kantierin e ndërtimit nuk është vepruar në bazë të procedurave të parapara, nuk është kryer edhe çështja e sigurisë, pra me një fjalë nuk ka pasur mbikëqyrje profesionale në terren, pra inxhinier i autorizuar, dhe i cili në bazë të detyrimeve në terren ka pasur mundësi të reagojë dhe të kërkojë që punët të ecin ashtu siç është e projektuar.”, - theksoi dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Josif Josifovski.
Ai më tej shtoi se procedurat ligjore nuk janë respektuar në praktikë, dhe se do të duhet të bëhen ndryshime të reja ligjore.
“Kjo nuk është në përputhje me standardet dhe e njëjta është konstatuar edhe në takimin që kishim në Komunën Qendër, dhe është sjellë konstatim se do të duhet në punishte të tilla, pjesa e realizimit të punimeve të jetë e siguruar me ndarje të forta të ndërtimit, sepse në këtë formë nuk i plotëson kriteret minimale për siguri.”, - theksoi dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Josif Josifovski.
Ekspertët potencojnë se nuk po i kushtohet vëmendje të mjaftueshme procedurave të parandërtimit, dhe do të duhet që të ketë një kontrollim të tërësishëm të dokumentacionit dhe zbatimit të procedurave, dhe se janë të patjetërsueshme të bëhen ndryshime ligjore, sepse me ligjet aktuale çështja e sigurisë së punëtorëve nuk është e siguruar mjaftueshëm.
FITIM KRYEZIU
