Dita botërore pa duhan, MSH - terapi për ndërprerjen e duhanit
28.05.2026 13:04
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, me rastin e festimit të Ditës Botërore pa duhan...

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, me rastin e festimit të Ditës Botërore pa duhan potencoi se do të ketë aktivitete të reja për të forcuar sistemin e mbështetjes për qytetarët që duan të lënë duhanin.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me qendrat e shëndetit publik, dhe qendrat shëndetësore, po nis aktivitete të koordinuara për të forcuar shërbimet e ndërprerjes së duhanit në nivel lokal.
