Kurti dhe Sveçla, Kosova do të themelojë xhandarmërinë
Kosova do të bëhet me njësitin e Xhandarmërisë...

Kosova do të bëhet me njësitin e Xhandarmërisë. Këtë e paralajmëroi kryemisnitri në detyrë Albin Kurtit, sipas të cilit Xhandarmëria është domosdoshmëri përballë kërcënimeve terroriste dhe grupeve paraushtarake sidomos në pjesën veriore të Kosovës, të cilat siç tha Kurti kanë rrezikuar seriozisht sovranitetin e shtetit dhe sigurinë e qytetarëve.
“Themelimi i Xhandarmërisë si strukturë e re e specializuar, moderne dhe e disiplinuar, është domosdoshmëri e kohës, e cila do të plotësojë boshllëkun ndërmjet Policisë së Kosovës dhe ushtrisë, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës. Xhandarmëria do të ketë një mandate të qartë sigurimin e vijës kufitare toksore, ujore dhe ajrore në tër teritorin e Republikës së Kosovës, operacione kundër grupeve teroriste të armatosura, përfshirë ato me karakter para ushtarak, parandalimi dhe luftimi i të gjitha llojeve të kontrabandës ndërkufitare, si me mallra ashtu edhe me emigrant. Menaxhimi i situatave të rrezikut të lartë, si dhe sigurimi i infrastrukturës kritike”. –deklaroi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se tashmë është themeluar grupi punues për analizimin e modaliteteve të krijimit të Xhandarmërisë së Kosovës.
“Grupi punues është duke punuar në analizimin e aspekteve ligjore, institucionale, organizative, financiare dhe operacionale të themelimit të xhandarmërisë si agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes ligjit të veçantë”. – u shpreh Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Njëherit u theksua se modeli i Xhandarmërisë është praktikë e dëshmuar evropiane. Kryemisnitri kurta tha se shtetet si Franca, Italia, Turqia, Spanja, Portugalia dhe jo vetëm, kanë struktura të ngjashme me role dhe mandate të qarta, të cilat veprojnë me efikasitet dhe profesionalizëm për dekada të tëra. (Gyltene Sinani, TVM2)
