1000 raste të dyshuara të ebolës në Kongo, Uganda mbyll kufijtë

28.05.2026 14:10

Numri i rasteve të dyshuara nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos...

Numri i rasteve të dyshuara nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos vijon të rritet me ritme shqetësuese, duke arritur në të paktën 1,077 raste, sipas autoriteteve shëndetësore në Kinshasa.

Në buletinin më të fundit epidemiologjik të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se 121 raste janë konfirmuar në laborator, ndërsa deri tani janë regjistruar 17 viktima. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se përmasat e epidemisë mund të jenë edhe më të mëdha sesa raportimet zyrtare.

Edhe Shtetet e Bashkuara ku Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Uashingtoni nuk do të lejojë “asnjë rast të vetëm” të Ebolës të hyjë në territorin amerikan.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pritet të mbërrijë në Republikën Demokratike të Kongos për të koordinuar nga afër përgjigjen ndaj emergjencës shëndetësore.

Sipas OBSH-së, Ebola ka shkaktuar mbi 15 mijë viktima në Afrikë gjatë pesë dekadave të fundit.

Epidemia më e rëndë në Republikën Demokratike të Kongos, mes viteve 2018-2020, mori jetën e afro 2,300 personave nga rreth 3,500 raste të regjistruara.