Maqedoni
Janevska paralajmëron reforma në konvikte, ndryshon financimi i konvikteve studentore
28.05.2026 15:50
Ministrja e arsimit Vensa Janevska paralajmëron ndryshime rrënjësore në mënyrën...

Ministrja e arsimit Vensa Janevska paralajmëron ndryshime rrënjësore në mënyrën e financimit të konvikteve studentore, me synim barazimin e kushteve dhe të cilësisë për të gjithë studentët në vend.
Sipas autoriteteve, modeli i ri do të garantojë mirëmbajtje afatgjatë të objekteve për të mos lejuar rikthimin në gjendjen e rëndë të mëparshme.
"Të gjitha konviktet studentore do të kenë të njëjtat standarde cilësie për të gjithë studentët në vend. Pikërisht për këtë arsye, ne kemi bërë disa ndryshime dhe plotësime në mënyrën e financimit, në mënyrë që të mundemi edhe në të ardhmen t'i mirëmbajmë këto konvikte studentore në atë gjendje siç do të dorëzohen, dhe jo në gjendjen në të cilën ne i gjetëm ato", deklaroi ministrja e arsimit Vensa Janevska.
"Pjesa e mirëmbajtjes së konvikteve është përgjegjësi e menaxherit, drejtorit dhe ekipit të drejtorit. Ne kemi një konvikt studentor të rinovuar, 'Goce Delçev', para rreth dhjetë vitesh; kushtet janë ende të shkëlqyera sepse ne kujdesemi që të gjithë studentët, e të gjitha gjeneratave, të kenë të njëjtat kushte", u shpreh drejtori i konviktit shtetëror të studentëve në Shkup, Aleksandar Karovski.
BELINDA KOKA ADEMI
