Maqedoni
Mucunski, i takojmë Evropës nuk duam të jemi mysafir
28.05.2026 16:26
Nuk kërkojmë vend si musafir por si sthet dhe popull që në aspekt kulturorë...

Nuk kërkojmë vend si musafir por si sthet dhe popull që në aspekt kulturorë dhe hiustorik i takon efropës. Kështu deklaroi shefi i diplomacisë Timço Mucunski në kuadër të forumit të katërt për diplomaci kulturore i titulluar “nga rrugëkryeqet te lidhjet”.
“Ne nuk jemi shtet i madh por tregimi ynë nuk është fare i vogël. Ne jemi vend me shtresa të thella kulturore, me identitet të fuqishëm, me gjuhë dhe traditë që janë pjesë e kartës kulturore evropiane. Ne jemi vend në të cilin dallimet nuk janë vetëm koncekt teorik por realizeti ynë i përditshëm, vend i cili nëpër historinë e tijë ka mësuar se identiteti, dialogu dhe bashkëjetesa nuk janë kategori kundërvënëse përkundrazi ato mund të jenë pjesë e pjekurisë së nejtë politike”, deklaroi shefi i diplomacisë Timço Mucunski.
Varnes, RMV avanconë pasurinë kulturore evropiane
Edhe sipas ushtrueses së detyrtës ambasadore e SHBA-së në Shkup Nikol Varnes Maqedonia e Veriut e plotëson pasurinë kulturore të Evropës, ndërsa diplomacia kulturore ndërton ura dhe thellon mardhëniet ndërmjet popujve dhe shteteve.
“E poziciononi Maqedoninë e Veriut si lider në avancimin e pasurisë kututore të Evropës, përpjekje të cilën SHBA-të me krenari e mbështesin. Sëbashku dëshmnojmë se kultura ësshtë një nga mjetet tona më të fuqishme për pasurimin e popujve dhe kombeve tona”, u shpreh ushtruesja E detyrtës ambasadore e SHBA-së në Shkup Nikol Varnes.
Ivanov, deklarata e pavarësisë realizim i ëndrrës
Ish presidenti i shtetit Gjorge Ivanov vlerëson se fuqia e krijimtarisë dhe prodhimit është ajo që më së shumtiu mund ta promovojë një popull dhe shtet.
“Maqedonia është shum më shum se ajo që e paraqesin institucionet tona apo librat tonë. Ajo e ka realizuar ëndrrën e sajë pikërisht për shkak të deklaratës së pavarësisë”, theksoi Ish presidenti i shtetit Gjorge Ivanov.
Në kuadër të forumit u theksua edhe rëndësia e diplomacisë kulturore për Ballkanin Perëndimorë. Ky forum organizohet nga kabineti i ish presidentit Ivanov, Qendra ndërkombëtare Aleanca e civilizimeve dhe instituti për diplomaci kulturore nga Berlini, me përkrahje të minsitrisë së Kulturës dhe turizmit.
FLORIJE KAMBERI
