Maqedoni
LSDM kërkon referendum për të ardhmen evropiane
28.05.2026 16:44
LSDМ bëri thirrje për shpalljen e një referendumi që t’u jepet mundësi qytetarëve...

LSDМ bëri thirrje për shpalljen e një referendumi që t’u jepet mundësi qytetarëve të vendosin për të ardhmen evropiane të vendit, duke kritikuar Qeverinë e Mickoskit për paaftësi dhe për prioritet ndaj aktiviteteve korruptive.
“Referendumi nuk është çështje politike, por çështje për familjet tona, për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e Maqedonisë.Qytetarët vetë duhet të vendosin nëse janë të gatshëm ata, familjet e tyre dhe fëmijët e tyre të paguajnë çmimin e politikave të gabuara të Mickoskit.Ne nuk duam të paguajmë çmim.Ne duam të ardhme, evropiane.Shpallni referendum!Qytetarët le të vendosin!”, deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
VMRO-DPMNE: LSDM i shërben interesave të huaja në dëm të Maqedonisë
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, përmes një deklarate të zëdhënësit të saj, u kundërpërgjigj me akuza ndaj udhëheqjes së mëparshme të LSDM-së dhe liderit partiak Venko Filipçe, duke pretenduar se politikat e tyre lidhen me pranimin e ndikimeve të jashtme dhe me lëshime në dëm të identitetit dhe historisë maqedonase.
“Autoritetet bullgare kanë gjetur “pikat e buta” në politikën në Maqedoni, si Zoran Zaev, Dimitar Kovaçevski dhe tani edhe Venko Filipçe, të cilët i shërbejnë interesave të huaja në dëm të atyre të tyre – maqedonase. Edhe pse qytetarët u dhanë një leksion dhe i ndëshkuan në katër zgjedhje të njëpasnjëshme, pikërisht për shkak të politikave të tyre anti-shtetërore, Filipçe dhe LSDM nuk nxjerrin mësim dhe vazhdojnë me të njëjtën politikë nënshtruese, duke menduar se kështu do të vijnë në pushtet”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski.
Qeveria e hodhi poshtë propozimin e Filipçes për organizimin e një referendumi për të ardhmen evropiane të shtetit, duke vlerësuar se nuk ka nevojë të shpenzohet kohë dhe mjete për një iniciativë të tillë.
ARMEND MURSELI
