Maqedoni

Seanca pyetje deputetësh, Rexhepi: Mickoski ta zyrtarizoj shqipen

28.05.2026 17:02

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe me kushtetutë...

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe me kushtetutë, duke mos i’u referuar përqindjeve ishte kërkesa e deputetit të Frontit Evropian Skender Rexhepi. Ai tha se ky ishte premtim i kryeministrit dhe nënvizoi se qeveria për ti ikur përgjegjësisë, për çështjet shqiptare konsultohet panevojshëm në Komisionin e Venedikut.
 
“Ashtu sikur finlandezët fare nuk u ndjenë më pak finlandezë se suedezëve ua dhanë të drejtë që gjuha zyrtare të jetë në gjithë shtetin, edhe në gjykatë; ashtu edhe maqedonasit fare nuk duhet të ndihen të ofenduar apo se u shkelen të drejtat e tyre nëse shqiptarët funksionojnë në gjithë shtetin që janë 29,7%  krahasuar me suedëzët. Pyetja ime kryeministër është: a jeni të gatshëm të bëni ndryshimet kushtetuese, ju ta filloni , ashtu siç e keni premtuar 2020-22, ju ti merrni meritat që gjuha përfundimisht, gjuha shqipe, gjuha ime të bëhet pjesë e kushtetutës dhe të krijohet një harmoni ndëretnike e cila është më se e nevojshme për qytetarët”, deklaroi deputeti i Frontit Evropian, Skender Rexhepi.
 
Mickoski: Qytetarët i shoh në prizmin e cilësisë
 
Kryeministri Hristijan Mickoski pa përgjigje konkrete duke ripërsëritur vetëm se nuk dëshiron që t’i shoh njerëzit në prizmin e përqindjeve, por të cilësisë. 
 
“Njoh shum shqiptarë, ndoshta më shum se ju, të cilët nuk duan të shohin veten në përqindje pasi thonë se janë mjaftueshëm kompetetitiv. Nëse mendoni se do të fitoni simpati, unë ju them se ne do të fitojmë mijëra vota plus nga kjo paraqitje e juaj. Edhe njëherë do ta ripërsëris atë që e kam thënë në opozitë se nuk dua ti shoh njerëzit nëpërmjet përqindjes por nëpërmjet cilësisë dhe optikës objektive”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Avancimet e shqiptarëve në MPB, Toshkovski bazohet në cilësi dhe rezultate
 
Nga Fronti Evropian shfaqën shqetësime edhe për avancime të shqiptarëve në policinë e Ohrit dhe Strugës. Ndërkohë që nga LSDM kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm Pançe Toshkovskit pas rrezikimin e sigurisë në vend. Toshkovski akuzoi opozitën se është bashkuar kundër tij pa fakte.
 
“Funksionet drejtuese në ministrinë në MPB nuk duhet ti shihni nga aspekti nëse është shqiptarë apo maqedonas. Deri kur do ti shihni kështu punët, deri kur? Duhet të shihni nëse është profesionistë, a është vyeshëm, a ka rezultate të mira, sa është I përkushtuar në punë, çfar arsimi ka e të tjera”, theksoi ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski.
 
Ministrja e arsimit Vesna Janevska pohoi dyshimet e integristëve se në rajonin e Dibrës do të ketë shkurtime të vendeve të punës në shkolla. Sipas saj, s’do ketë transformime në mungesë të mjeteve financiare për të paguar paga.
 
MERAL ISMAILI