Maqedoni
Manifestimi tradicional “Bakllava e Bajramit”, Fetahu: Tolerancë dhe solidaritet mes njerëzve
28.05.2026 21:06
Në ditën e dytë të festës së Kurban Bajramit u mbajt manifestimi tradicional “Bakllava e Bajramit”...

Në ditën e dytë të festës së Kurban Bajramit u mbajt manifestimi tradicional “Bakllava e Bajramit” që u organizua nga BFI e Maqedonisë. Kreu I BFI-së Shaqir Fetahu theksoi se festa e Kurban Bajramit të ndikojë pozitivisht tek njerëzit për paqe ,tolerancë mbarësi dhe solidaritet për një bashkëjetesë më të mirë në vendin tonë.
“Lust ë madhin Zot ,që kjo festë të ndikojë në shpirtin tonë ,në zemrat tona për paqe ,tolerancë ,mbarësi ,suksese të reja në jetën e secilit individ ,në afërsi në mes njërëzve ,solidaritet bashkëjetesë ,dhe në këtë mënyrë sëbashku qëllimi kryesor të jetë që gjithmonë të lëvizim drejt vlerave madhore për të mirën individuale ,familjare dhe shoqërore në përgjithësi”, deklaroi kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu.
Gashi: Paqe, dhe punë më shumë për jetë më të mirë
Kryetari I Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi u uroi qytetarëve festën e Kurban Bajramit dhe përcolli mesazh për tolerancë ,bashkimit të zemrave dhe me punë të bëhet më mirë në vendin tonë.
“Ju dëshiroj të gjithë qytetarëve shëndet mbi gjitha dhe të bashkohemi në këtë rrugë bashkërisht njerëzore për të shpërndarë paqë e mesazhe positive ,energji positive ,të bëhemi bahskë në projekte të përbashkëta për të mirën e të gjithë qytetarëve ,por edhe nëse kemi mendime të ndryshme për disa cështje demokracia e toleron dallimin ndryshe dhe preferon por jo edhe ndasitë e mëdha mes qytetarëve sidomos fjalorin e urrejtjes dhe përplasjet mes qytetarëve”, u shpreh kryetari i kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi.
Drejtoresha e Komisionit për marëdhënie me bashkësitë fetare Olivera Trajkovska tha se festa e Kurban Bajramit na drejton tek mirësia ,tek bashkimi I qytetarëve për një jetë më të mirë mes popujve në vend.
VLORA LATIFI TOPOJANI
