Parashikimi i motit

29.05.2026 08:17

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell...

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriu përgjatë lumit Vardar.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 16 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 23 deri në 31 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 12, ndërsa maksimale do të arrijë 28 gradë.