Enti hidrometeorologjik, moti do të jetë i ndryshueshëm ditëve në vijim

29.05.2026 14:26

Vendi vazhdon të jetë i përfshirë nga një mot i ndryshueshëm...

Vendi vazhdon të jetë i përfshirë nga një mot i ndryshueshëm. Sipas meteorologëve edhe gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të temperaturave me rreshje të shiut dhe periudha me diell.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë celsius.

“Gjatë ditës së sotme dhe të nesërme na pret një mot stabil me temperatura mesatare gjatë ditës. Nga dita e diel temperaturat në mëngjes do të fillojnë të rriten. Temperaturat maksimale do të jenë deri në 34 gradë Celsius. Ditën e diel dhe të hënë gjatë orëve të pasdites priten rreshje të shiut, bubullima dhe herë pas here erë e fortë nga veriu përgjatë lumit Vardar. Ndërsa nga e marta moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha të gjata me diell, dhe të enjtën dhe ditëve në vijim prap priten rreshje të shiut dhe periudha me diell.” – thonë nga Enti hidrometeorologjik

Mjekët paralajmërojnë që në ndryshimet klimatike kujdes të vecantë duhet të kenë personat me sëmundje kronike. Rekomandohet terapinë e përshkruar nga mjeku amë ta marrin në kohë dhe rregullisht që t’i evitojnë problemet që mund të vijnë si pasojë e ndryshimit të motit. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)