Me 6 qershor fillon matura shtetërore, mbi 14 mijë maturantë do të ju nënshtrohen provimeve

29.05.2026 15:03

Më 6 qershor fillon dhënia e provimeve të maturës shtetërore....

Më 6 qershor fillon dhënia e provimeve të maturës shtetërore. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, janë regjistruar gjithsej 14.587 nxënës, prej të cilëve 12.184 për maturë shtetërore, 2.276 për maturë profesionale shtetërore dhe 127 për maturë artistike shtetërore.

Nxënësit do të zgjedhin ndërmjet gjuhës së huaj, matematikës ose historisë, varësisht nga lloji i shkollimit që ndjekin. Numri më i madh i kandidatëve 13.208 janë regjistruar për provimin e gjuhës angleze.

Nga Qendra Shtetërore e Provimeve bëjnë të ditur se përgatitjet po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar dhe se janë siguruar kushte për zhvillim të drejtë dhe pa pengesa të provimeve.

Qëllimi ynë është që të gjithë nxënësit të kenë kushte të barabarta dhe një proces të drejtë të dhënies së provimeve. Në përputhje me Konceptin e ri, janë përgatitur teste të veçanta për çdo lloj mature, të bazuara në programet e provimeve përkatëse. Organizimi, natyrisht, kërkon angazhim më të madh, por Qendra Shtetërore e Provimeve është e përgatitur t’i përgjigjet këtij sfide të re”. – tha Drejtoresha e Qendrës shtetërore të provimeve, Daniella Jovçevska.

Ashtu si vitin e kaluar, për shkollat që nuk kanë kushte të përshtatshme hapësinore, provimet ekstere do të mbahen në amfiteatrot e fakulteteve.

“Këtë vit është më i madh numri i shkollave që i janë drejtuar Qendrës Shtetërore të Provimeve për ndihmë në gjetjen e kushteve hapësinore, ndërsa shkollat e tjera, të cilat disponojnë kushte të përshtatshme, do të zhvillojnë provimet në sallat sportive, korridore dhe hapsirat tjera të shkollave të tyre”. – deklaroi Drejtoresha e Qendrës shtetërore të provimeve, Daniella Jovçevska.

Për realizimin e provimeve do të angazhohen rreth 2.500 testues dhe 200 vëzhgues. Në hapësirat ku do të zhvillohen provimet ndalohet përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve u bën thirrje nxënësve që të respektojnë rregullat për dhënien e provimeve të maturës. Rregullat dhe masat për shkeljen e rregullave për zhvillimin e provimeve të maturës, të cilat janë publikuar në matura.gov.mk dhe u janë dorëzuar shkollave.

Më 6 qershor, duke filluar nga ora 09:00, do të jepet provimi ekstern zgjedhor. (Armend Murseli, TVM2)