Maqedoni

Vizita e kryetarit të KIE-së Koshta, Mickoski: Do këmbejmë ide për zhbllokim

29.05.2026 16:18

Vizita e kryetarit të Këshillit Evropian Antonio Koshta...

Vizita e kryetarit të Këshillit Evropian Antonio Koshta, kryeminstri Mickoski do ta shfrytëzojë për të shkëmbyer ide dhe mendime për të tejkaluar pengesën e procesit eurointegrues.
 
Megjithatë, shefi i ekzekutivit sërish potencon se nuk do të lëvizet nga pozicioni, tashmë i njohur, se s’do të përfshihen bullgarët në aktin më të lartë juridik të vendit, pa u sigurar për vijimin e mëtejmë të procesit.
 
“Do të mundohemi të gjejmë zgjidhje, zgjidhje që nuk do ta prekë dinjitetin e popullit maqedonas dhe të qytetarëve maqedonas. Para disa ditëve thash se nuk kahapsirë as për një milimetër më shumë që të hiqet dorë nga identiteti, sepse ky shtet dhe qytetarët e Maqedonisë dhanë shumë në dekadat e kaluara ndërkaq për kthim mund të them se morëm pak ose aspak dhe sërish kemi kërkesa bilaterale para nesh. Nuk jemi të gatshëm të hymë në aventurë shtesë pa pasur fund të qartë të këtij procesi”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. 
 
Selimi: S’ka kornizë tjetër për negociim
 
Vizita e kryetarit të Këshillit Evropian Kosta në kryeqendrat e vendeve të Ballkanit do të sjellë me vete porosinë e vendosmërisë së BE-së për ta vazhduar politikën e zgjerimit me vendet aspirante, thotë analsiti politik, Sefer Selimi.
 
Por, nëse ndalemi në raportin Shkup-Bruksel, Selimi thotë se Kosta do të ripotencojë nevojën për implementimin e ndryshimeve kushtetuese, potezë që do të lejonte hapjen e grup-kapitujve me Bashkimmin Evropian.
 
“Nuk pres ndonjë ndryshim në mesazhin e zotit Kosta. Pres të rikonfirmojë qëndrimin se e pati edhe nëvizitën e kaluar kur i theksoi se kushtet evropiane ngelen të njëjta dhe Maqedonia e Veriut është e obliguar t’i kryejë ndryshimet kushtetuese para se të vazhdojë procesin eurointegrues dhe se nuk ka plan tjetër pos kësaj kornize për negociim me Bashkimin Evropian”, u shpreh analisti politik Sefer Selimi.
 
Disaditë para vizitës, Kosta ka sqaruar se turi i dytë diplomatik i tij në Ballkanin Perëndimor dërgon sinjal të qartë të përkushtimit të BE-së ndaj rajonit. Momenti ekziston, tani është kohë për rezultate, shkruan në njoftimin e faqes zyrtare të Këshillit Evropian.
 
Vizita e Kostës fillon të hënën nga Sarajeva për të vazhduar në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Beograd duke e mbyllur në Mal tëZi,të enjten. Më 5 qershor kryetari i Këshillit Evropian do të bashkë-kryesojë samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Tivar të Malit të Zi.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU