Maqedoni
Parashikimi i motit
30.05.2026 11:08
Moti sot me diell dhe ngrohtë dhee vranësira mesatare lokale

Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët lindore herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, mbi 40 km/h.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë.
Në Shkup, mot me diell dhe vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë.
Të dielën dhe të hënën paradite moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme shiu, bubullimave dhe erës së përforcuar.
Të martën dhe të mërkurën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me intervale me diell dhe relativisht stabil, ndërsa nga e enjtja sërish priten reshje shiu, bubullima dhe erë e përforcuar.
