Maqedoni
Costa nga e hëna në vizitë në Ballkanin Perëndimor
30.05.2026 12:22
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor....

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor. Turneun e nis të hënën. Ai do të takohet me liderët e rajonit, ndërsa do të jetë bashkëkryesues i Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, Mali i Zi, më 5 qershor.
Costa do të bisedojë për mundësitë dhe sfidat rreth zgjerimit, integrimit gradual, bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe stabilitetit.
“Turneu im i dytë nëpër Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë: përkushtimi i BE-së ndaj rajonit është real; po aq real sa edhe mundësia për zgjerim. Momenti është këtu. Tani është koha të jepen rezultate”, porositi Costa para turneut ballkanik.
